Angela Merkel tha se ajo ka ndërmend të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021, në fund të periudhës legjislative, për aq kohë sa Social Demokratët (SPD) janë në bord.
“Unë jam një nga ata njerëz që i qëndrojnë besnik asaj që premtojnë”, tha Merkel në një intervistë për transmetuesin ZDF, transmeton portali arbresh.info
Blloku CDU / CSU i Merkelit arriti një marrëveshje për një qeveri të re me SPD, duke vendosur skenën për një mandat të katërt për Merkelin që të vazhdojë punën e saj si kancelare, por 463,000 anëtarët e partisë së SPD-së duhet të nënshkruajnë ende në pakt në një fletëvotim të veçantë. Votimi pritet të përfundojë deri në fillim të marsit.
Nëse anëtarët e Social Demokratëve nuk votojnë për të mbështetur marrëveshjen e koalicionit dhe Gjermania është e detyruar të mbajë zgjedhje të reja, Merkel ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë që të rikandidojë si kancelare.
Merkel ka mohuar se e ka humbur autoritetin brenda partisë së saj, pavarëisht se ka hasur në trazira brenda rradhëve të saj konservatore mbi marrëveshjen e koalicionit./arbresh.info/
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...