Kancelarja gjermane Angela Merkel përpara takimit me presidentin amerikan Donald Trump, ka lexuar një intervistë të presidentit të dhënë për revistën Playboy në vitin 1990.
Sipas zyrtarëve gjermanë, takimi i parë i dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim që të përcaktonte aleancën transatlantike mes Gjermanisë dhe SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët kanë theksuar se Merkel para takimit ka lexuar fjalimet dhe intervistat e tij, duke përfshirë edhe atë të Playboy, pasi besohet nëpër intervista të asaj kohe Trump kishte përmendur një numër të madh të ideve që po mundohet t’i zbatojë sot.
Përveç intervistat e mëparshme, ekipi i zonjës Merkel gjithashtu ka analizuar ndërveprimet e Presidentit me udhëheqës të tjerë të tillë si atë me kryeministren britanike, Theresa May, kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, si dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?