Google ADS

Merkel: Islami nuk është burimi i terrorizmit, të pranojmë më shumë refugjatë

18:19 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Angela Merkel i ka bërë thirrje Evropës për të pranuar më shumë refugjatë duke thënë se “Islami nuk është  burimi i terrorizmit”.

Teksa fliste në konferencën e sigurisë në Munih, kancelarja gjermane tha se Evropa e ka detyrë të marrë refugjatët e zhvendosur nga Siria dhe Iraku, transmeton arbresh.info.

Duke kritikuar politikën e ShBA-së për ndalesën e hyrjes së disa vendeve me shumicë myslimane, theksoi se vetë islami nuk është burimi i terrorizmit.

Ajo shtoi se lufta kundër ekstremizmit mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me vendet myslimane dhe u zotua të punojë nga afër me Rusinë e Vladimir Putinit për të luftuar ISIS-in në Lindjen e Mesme.

Lidhjet e Evropës me Rusinë janë sfiduese, por është bashkëpunimi është i rëndësishëm për të mposhtur terrorizmit islamik, tha ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme