Kancelarja gjermane, Angela Merkel, para votuesve gjermanë ka theksuar se Brexit dhe zgjedhja e Emmanuel Macron President në Francë, kanë ndryshuar pikëpamjen e saj për BE-në.
Ajo ka theksuar se ia vlen të luftosh për në Europë më të fortë, transmeton portali arbresh.info
Merkel ka zgjedhur qytetin Zingst që të bëjë këto komente dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa ka shtuar se do të punojë edhe më shumë për të thelluar integrimin europian nëse asaj i ipet edhe një mandate.
“Për mua dhe shumë të tjerë, diçka ndryshoi kur britanikët vendosën të largohen dhe ne ishim të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Francë e Holandë. Megjithatë, gjatë muajve të fundit kuptuam se Europa dhe të jetuarit bashkë, kanë të bëjnë me luftën dhe paqen”, tha ajo.
Merkel në fund të fjalimit ka theksuar ia vlen të luftohet për Europën, për vlerat dhe liritë që ofron ajo./Arbresh.info
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...