Rasti i liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është shtrirë në gjendje kome në një spital gjerman, është vetëm një pikë uji që derdhi gotën e durimit të Angela Merkel.
Lideri i opozitës ruse, u pranua me urgjencë në spital në qytetin Siberian të Omsk, me dyshimin se ishte helmuar, ndërkohë që lufta mes mjekëve gjermanë dhe rusë po vazhdon mbi gjetjen e provave nëse Navalny është helmuar apo jo, transmeton portal arbresh.info
Mjekët rusë, natyrisht, pohojnë se nuk është ashtu, ndërsa gjermanët thonë se u gjetën substanca në gjakun e Navalny që tregojnë saktësisht atë, se ai është helmuar. Nga ana tjetër, ka edhe akuza kundër Rusisë se vonoi lejen që Navalny të transferohej në Gjermani në mënyrë që të “humbë” helmet nga gjaku i tij.
Me njoftimin publik të Gjermanisë mbi deklaratën se Navalny është helmuar, çështja morri një kthesë tjetër.
Sipas ‘Bloomberg’, kancelarja gjermane Angela Merkel tani gjithnjë e më shumë është duke u acaruar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Merkel është një pika kryesore perëndimore për presidentin rus, dhe tani ajo është e irrituar që Putin nuk është treguar fleksibil me çështjen e Navalny, thonë dy zyrtarë të njohur që kanë kërkuar të mbeten anonimë.
Deri me tani Merkel ka bërë kujdes me tonin e saj karshi Rusisë, por sipas këtyre burimeve zëri i saj tani është forcuar. Më pak se dy orë pasi mjekët në Berlin përcaktuan se Navalny, një kritik i spikatur i Putinit, ishte ndoshta i helmuar, Merkel kërkoi që Putin “të hetojë me urgjencë këtë veprim” dhe të identifikojë ata që janë të përfshirë në këtë rast.
Sidoqoftë, siç shprehet Bloomberg, kancelarja gjermane tani mund të bëjë pak kur bëhet fjalë për Putinin. Të gjitha dënimet për shkak të aneksimit rus të Krimesë nuk i ndryshuan faktet në terren, megjithëse Putin ishte përjashtuar nga G8-ta.
Përkundër ‘qortimeve’ Putin ndjehet i lehtësuar pasi Presidenti amerikan Donald Trump është duke u marrë vetëm me fushatën zgjedhore dhe me faktin që Merkelit po i vjen fundi i mandatit.
Sipas ‘Bloomberg’, Putin mund të ndjehet i lirë të veprojë pa patur frikë nga hakmarrja./Bloomberg/ arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...