Javët e ardhshme do të jenë të vështira për Gjermaninë, ka paralajmëruar kancelarja Angela Merkel.
Numri i vdekjeve në Gjermani që nga fillimi i pandemisë ka kaluar numrin 40 mijë, ndërsa virusi është duke u përhapur shpejt në të gjithë Europën, megjithëse Gjermania doli më mirë se shumica e kombeve gjatë valës së parë, tani po goditet rëndë nga e dyta.
“Fillimi i vitit ishte me ndjenja të përziera. Ekziston shpresa që ky vit i ri do të na shoqërojë me marrjen në kontroll të koronavirusit dhe që do të kthehemi shpejt në normalitet”, tha Merkel, transmeton portal arbresh.info
“Vendi ynë, sikurse edhe shumë vende europiane janë duke u rrezikuar nga vala e dytë e pandemisë. Këto javët e ardhshme të dimrit do të jenë faza më e vështirë e kësaj pandemie”, shtoi ajo.
Suedia, e cila i ka rezistuar masave të bllokimit duke u mbështetur më së shumti në publik pas rekomandimeve zyrtare shëndetësore, po lufton gjithashtu me një valë të dytë. Tani ka miratuar një ligj emergjence që lejon qeverinë të kufizojë numrin e njerëzve në dyqane, biznese dhe vende publike dhe është në gjendje të gjobisë shkelësit, shkruan euroneës.
Franca vazhdon që të jetojë në shtetrrethim, ndërsa me shpejtësi janë duke u konfirmuar rastet e reja me infeksionin Covid-19.
Shtatë raste të reja me koronavirusin e ri të zbuluar në Britani të Madhe janë zbuluar në Marseje.
Michèle Rubirola, nënkryeri i bashkisë në Marseje, ka deklaruar se infeksioni ka ndodhur në një festë familjare, pasi një person i ardhur nga Anglia ka infektuar edhe familjarët e tjerë.
Por kufizimet e Covid-19 po rezistohen nga disa.
Në Republikën Çeke, mijëra u mblodhën në Sheshin historik të Qytetit të Vjetër për një tubim “Le të Hapim Çekinë”. Stanislav Holman ishte një nga protestuesit e pranishëm:
“Ata po kufizojnë kontaktet midis njerëzve, lidhjet shoqërore midis njerëzve. Ata po përpiqen të na heqin jetën dhe të diktojnë atë që mund dhe nuk mund të bëjmë. Ne nuk mund ta lejojmë atë.”
Spitalet në Çeki aktualisht janë të mbushura me pacientë me Covid-19 ku stafi po lufton me një nga nivelet më të larta të infeksionit në Europë./arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...