Google ADS

Merkel: Gjermania kundërshton tarifat e njëanshme mbi importet

16:07 | 6 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja Angel Merkel ka deklaruar se kundërshton  hapat e njëanshëm që imponojnë tarifat mbi importet, duke shtuar se nëse administrate e re e SHBA-ve vazhdon të marrë të tilla masa, Gjermania do të duhet të vendosë se si t’i përgjigjet.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar kompanitë e makinave gjermane se ai do të vazhdojë të vendosë një taksë prej 35% për automjetet e importuara në tregun e Shteteve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.

“Ne do të shohim se  çfarë vendimesh do të marrë administrata e SHBA-ve dhe pastaj duhet të vendosim se si të reagojmë”, ka thënë Merkel.

Merkel theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë një ndër partnerët më të rëndësishëm në tregtinë gjermane dhe se Gjermania do të vazhdojë të kërkojë të mbajë të njejtat lidhje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme