Kancelarja Angela Merkel ka thënë se Gjermania e ka kaluar kulmin e valës së dytë të koronavirusi, por para heqjes së kufizimeve ajo pret të dhënat për variantet e reja të koronavirusit.
Në një intervistë me transmetuesin gjerman RTL, Merkel tha se gjermanët do të duhet të “qëndrojnë pak më gjatë të mbyllur”, para se vaksinimet të kenë një efekt në shtrimet në spital, transmeton portali arbresh.info
“Unë mund të shoh një dritë që ndriçon në fund të tunelit,” tha Merkel ndërsa paralajmëroi kundër “shpresave të rreme”.
Gjermania ka regjistruar 2.2 milion raste me koronavirus dhe ka raportuar gati 60,000 vdekje.
Vendi mbylli shkollat, restorantet dhe shumicën e dyqaneve në dhjetor për të ndaluar rritjen e rasteve në vend.
Merkel tha se 70 nga 401 rajonet e vendit panë që numri i rasteve të reja shkonte nën pragun e synuar prej 50 për 100,000 banorë në një javë.
Kancelarja Merkel ka shtuar se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë e nevojshme edhe për shumë vite tjera të ardhshme.
“Ne do të marrim më shumë informacion gjatë javës së ardhshme dhe do ta kuptojmë se sa i përhapur është mutacioni, lloji i virusit britanik”, tha ajo duke iu referuar variantit më të transmetueshëm që u shfaq për herë të parë në Anglinë juglindore vitin e kaluar.
“Unë mendoj se do të ia dalim,” tha ajo, duke shtuar se mutacionet e reja mund të kërkojnë vaksinime rutinë në të ardhmen, të ngjashme me gripin.
E pyetur se si i mban flokët e rregulluar është në kohën e kufizimeve, kur parukieritë janë mbyllur, Merkel pranoi se ka marrë një ndihmëse./arbresh.info/
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...