Shpërndarja e fondeve të BE duhet të lidhet me gatishmërinë e vendeve anëtare për të pranuar dhe integruar migrantët, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel para një takimi informal në Bruksel, ku krerët e BE-së do të diskutojnë buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut.
“Me shpërndarjen e fondeve strukturore, ne duhet të sigurojmë që kriteret e alokimit në të ardhmen të reflektojnë angazhimin e shumë qarqeve dhe komunave në pranimin dhe integrimin e emigrantëve”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info
“Solidariteti nuk mund të ndodhë në një rrugë një drejtimëshe”, tha Merkel.
Debati i ardhshëm mbi kuadrin financiar të bllokut midis viteve 2021 dhe 2027 do të jetë një shans për të parë financat e BE-së në tërësi, tha Merkel.
Ajo ka shtuar se largimi i Britanisë nga BE-ja do të thotë se bllokur duhet të përgatitet për ndryshime./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë