Google ADS

Merkel fiton votën testuese të gjermanëve

09:23 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, fitoi lehtësisht zgjedhjet shtetërore në Saarland, në sondazhin përpara votimit kombëtar të shtatorit.

Partia e qendrës së djathtë  Kristian Demokrate (CDU) mori 40.7% të votave,  ndërsa Social Demokratët (SPD),kanë siguruar 29.6% të votave.

Merkel shpreson për një mandat të katërt si kancelare, por është nën presion.

SPD e qendrës së majtë ka pasur një rritje  të popullaritetit kohëve të fundit, sipas liderit të ri Martin Schulz.

Saarland  një shtet i vogël jug-perëndimor ka një milion banorë – aktualisht qeveriset nga  koalicioni CDU dhe SPD.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme