Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka filluar bisedimet për koalicion me Partinë Liberale Demokratike dhe Partine e Gjelbërt, pasi partia e saj konservatore synon të formojë qeverinë e re.
Këto bisedime konsiderohen si pararendës i negociatave zyrtare, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave gjermane, gjatë takimit mes partive nuk është diskutuar për politikat konkrete apo pozicionet e ardhshme ministrore.
Partia Liberale dhe ajo e Gjelbërt janë duke planifikuar që të zhvillojnë bisedime edhe gjatë ditës së enjte, përpara se të gjitha partitë të takohen së bashku të premten për qëllime zyrtare.
Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, për mediat gjermane ka theksuar se bisedimet ishin “konstruktive” dhe karakterizohen nga respekti reciprok./arbresh.info/
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...