Partia konservatore e kancelarësh gjermane, Angela Merkel vazhdon të qëndrojë në krye të pëlqimeve, sipas një sondazhi të publikuar sot, më pak se gjashtë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Gjermani.
Partia e qendrës së majtë Socialdemokratë (SPD) pati një rritje të pëlqimeve pas zgjedhjes së Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz në janar për të konkuruar Angela Merkel në zgjedhjet kombëtare në shtator.
Por, sondazhet nga INSA dhe “Forsa” treguan se i ashtuquajturi efekti Schulz u zhduk sapo SPD-ja hyri në zgjedhjet e pjesshme një muaj më pas, shtetin e vogël verior Schleswig-Holstein dhe në North Rhine Westphalia, shteti më i populluar në Gjermani.
Sipas “Forsa”, partia Kristiandemokrate (CDU) dhe simotra bavareze Unioni Socialdemokrat (CSU), vazhdojnë të kryesojnë me 36 për qind të pëlqimeve ndërsa SPD-ja është bllokuar në 30 për qind.
Por, surpriza e madhe në këto zgjedhje, sipas sondazheve, pritet të jetë partia kundër emigrantëve Alternativa për Gjermaninë (AfD), që shfaqet si partia e parë e ekstremit të djathtë që hyn në Bundestag që prej Luftës së Dytë Botërore.
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me migrantë, 8...
Sekuestrohen 300 tableta ekstazi, 4 të arrestuar në Tiranë
Trump: Erdogan është i zgjuar, qëndron pas rënies së regjimi...
Gjyqtarët kosovarë delegohen nga UEFA për kualifikimet në Ka...
Vdes babai i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi
Milan e ka gati kontratën për ta blinduar gardianin e portës