Google ADS

Merkel: Emigrantët nuk janë kërcënim për Gjermaninë

21:27 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në debatin e parë televiziv mes  Angela Merkel dhe kandidatit për kancelar, Martin Schulz, kancelarja gjermane ka theksuar se ‘emigrantët nuk janë kërcënim për Gjermaninë’.

Përkundër instistimit se emigrantët ‘nuk janë kërcënim’ ndaj Gjermanisë, ajo ka pranuar se kriza e refugjatëve në vitin 2015 ka hapur detyra të vështira për Gjermaninë, përfshirë edhe integrimin e refugjatëve dhe emigrantëve në shoqëri, transmeton portali arbresh.info

Merkel ka theksuar se Gjermania duhet të sigurojë që emigrantët të gjejnë mundësinë për arsimim dhe të sigurojnë vende pune.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se Gjermania duhet të ndihmojë në kriza të tilla, sikurse është lufta civile në Siri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme