Merkel, e tronditur me aksidentin në Bavari

14:12 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka pohuar të hënën, se një numër njerëzish kanë humbur jetën në aksidentin e Bavarisë.

“Për fat të keq një numër njerëzish – grup udhëtarësh nga Saksonia (landi gjermano-lindor) humbën jetën në autobusin që u dogj”, tha Seibert në konferencën e shtypit të qeverisë.

Sipas zëdhënësit, Seibert, kancelarja Merkel shpreh “tronditjen e saj të thellë” për aksidentin tragjik.

Edhe policia konfimoi se ka disa viktima, por nuk dha numër të saktë. Hetuesit flasin zyrtarisht për 18 viktima. Presidiumi i policisë së Frankonisë Veriore dhe prokuroria kanë pohuar se 18 persona në autobus duket “kanë humbur jetën në autobusin e udhëtarëve që u dogj”, shkruan DW.

Ende nuk dihet qartë, se ku ndodhen 18 persona, tha zëdhënësja e policisë. Në autobus udhëtonin 48 vetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme