Për Gjermaninë si një vend në qendër të Evropës është e rëndësishme që kufijtë të mbeten të hapura, pasi ka një cikël ekonomik funksional që të luftojmë së bashku pandeminë, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në video-konferencën e udhëheqësve BE mbi evolucionin e pandemisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti rikthimin e kufizimeve gjithëpërfshirëse dhe mbylljen mbarëkombëtare në Gjermani muajin e ardhshëm duke theksuar se kombi po përballej me një situatë dramatike dhe duhej të veprohej shpejt, në mënyrë që të mbrohej shërbimi shëndetësor nga kriza.
“Infektimet e reja janë në rritje të mprehtë”, tha ajo në një deklaratë në parlament.
“Një dinamikë e tillë do të rëndojë njësitë tona të kujdesit intensiv brenda disa javësh”, shtoi kreu i qeverisë federale.
Gjermania ka regjistruar 16 774 infektime të reja dhe 89 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë./ATSH/
Aksident me 7 persona të plagosur në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri