Google ADS

Merkel e palëkundër ndaj kërkesave të Trumpit për shpenzime në mbrojtje

14:05 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Kancelarja Angela Merkel nuk bëri asnjë premtim të ri të enjten për të rritur shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë, pavarësisht paralajmërimit të zjarrtë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të NATO-s në Bruksel, Merkel qëndroi në planin e mëparshëm të qeverisë së saj për të rritur gradualisht shpenzimet ushtarake në 1.5 përqind të prodhimit të saj kombëtar deri në vitin 2024.

“Presidenti amerikan ka kërkuar atë që tashmë është diskutuar me muaj, domethënë një ndryshim në ndarjen e barrës”, u tha Merkel gazetarëve.

“E bëra shumë të qartë, gjithashtu edhe të tjerët e bënë shumë të qartë se jemi në këtë rrugë, kjo është për interesin tonë, ku do të na bënte të gjithve më të fortë”, tha ajo.

Presidenti i SHBA-ve të mërkurën kritikoi ashpër Gjermaninë për mos rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por duke u bazuar në mbështetjen e SHBA-ve për “mbrojtjen nga Rusia”.

“Të gjitha vendet e NATO-s duhet të përmbushin angazhimin e tyre prej 2 për qind dhe kjo duhet të rritet në 4 për qind!”, tha ai në një postim në Twitter gjatë takimit të NATO-s në Bruksel.

Partia Social Demokratike (SPD) që është në koalcion me Merkel ka kohë që ka qenë kritike ndaj planeve për të rritur buxhetin e mbrojtjes të vendit dhe ka kundërshtuar qëllimin e NATO-s që secili anëtar duhet të shpenzojë 2 për qind të prodhimit të saj kombëtar në mbrojtje.

Kancelarja gjermane tha se qeveria e saj është e vetëdijshme për nevojën e modernizimit të ushtrisë së saj me pajisje të reja, por gjithashtu theksoi se ajo nuk është e interesuar për një riarmatim masiv.

Ekonomia më e madhe e BE-së Gjermania aktualisht shpenzon 1.24 përqind të prodhimit të saj bruto për mbrojtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme