Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se është e gatshme të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, pavarësisht pezullimit të saj për disa ditë për shkak të çrregullimeve të rralla dhe serioze të gjakderdhjes në personat e vaksinuar, që nuk kishin lidhje me vaksinën.
“Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.
“Dua të pres të më vijë radha ime, por absolutisht që do ta bëja”, këmbënguli ajo.
Instituti i Shëndetit Publik “Robert Koch” (RKI) paralajmëroi se Gjermania duhet absolutisht të përshpejtojë fushatën e saj të vaksinimit, pasi vendi po përballet me “një rritje të qartë eksponenciale” në rastet e infektimeve me COVID-19./telegrafi/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...