Për Angela Merkelin, 2020 ishte viti më i vështirë gjatë lidershipit 15-vjecar. Megjithatë në fjalimin e fundit si kancelare me rastin e vitit të ri, Merkel tha se nisja e vaksinimit e bënte 2021-shin, një vit shprese.
Në në një shfaqje të rallë të emocioneve, udhëheqësja që priu Gjermaninë dhe Bashkimin Europian përmes krizës fianciare të vitit 2008, dënoi lëvizjen e protestave kundër lockdownit, dhe tha se do ta merrte vaksinën kur ajo të ishte e dispinueshme për të gjithë.
“Mendoj se e nuk ekzagjeroj kur them se kurrë, në 15 vitet e fundit nuk na është dukur më i vështirë viti që po linim pas, e pavarësisht të gjitha shqetësimeve dhe skepticizmit nuk kemi pritur kurrë me kaq padurim që të vijë i riu.”, shprehet Merkel.
E vlerësuar për menaxhimin e valës së parë të koronavirusit, fizikantja e kthyer në një prej politikaneve më të suksesshme ne botë, është përballur me kritika për atë që perceptohet si dështim në luftimin e valës së dytë.
“Mundem vetëm të imagjinoj se si mund të ndihen ata që kanë humbur të dashurit nga koronavirusi, apo që luftuan me pasoja e një sëmundje që mohohet nga disa individë. Teoritë konspirative janë jo vetëm false e të rrezikshme por edhe cinike e mizore.”, shtoi kancelarja.
Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel u shënua nga pakënaqësi brenda konservatoreve pas humbjeve në zgjedhjet rajonale, që shumë ja atribuan vendimit për të mirëpritur më shumë se 1 milion azilkërkues në 2015.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...