Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në drejtim të Evropës.
Në një fjalim të saj në parlamentin gjerman, ajo përmendi domosdoshmërinë e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut, pasi siç tha ajo humbja e këtyre vendeve do të ishte në disavantazh të familjes më të madhe evropiane.
“E mbështes idenë e rishqyrtimit të diskutimit për procedurat e reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dua të pranoj se këtë kemi mundur ta bëjmë vitin që shkoi. Por mbi të gjitha, duhet t’u themi vendeve të Ballkanit Perëndimor se kanë të ardhme të besueshme drejt Evropës. Prandaj ne duhet të fillojmë bisedimet e premtuara. Nuk po them që të përfundojmë ato menjëherë, kur është fjala për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përndryshe do t’i humbnim këto vende, dhe kjo do të ishte në disavantazhin tonë”, tha ajo.
Veç kësaj, zonja Merkel foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së aleancës veri-atlantike të NATO-s, disa ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron tha se NATO-ja po përjeton vdekje klinike.
“Ruajtja e NATO-s sot është në favorin tonë, më shumë sesa ishte gjatë Luftës së Ftoftë, ose të paktën është e rëndësishme po aq sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Sepse, ministri i jashtëm e tha dje se për momentin Evropa nuk mund të mbrojë veten e vetmuar. Jemi të varur nga aleanca veri-atlantike, prandaj është e drejtë që të punohet për këtë aleancë dhe të marrim më shumë përgjegjësi”, tha kancelarja Merkel.
Zonja Merkel falenderoi gjithashtu amerikanët për kontributin e dhënë për aleancën e cila siguroi paqe në Evropë.
“Mendoj se të gjithë këtu pajtohen se gjatë 40 viteve të para të ekzistencës së NATO-s, aleanca veri-atlantike ishte mburojë e lirisë dhe paqes gjatë Luftës së Ftohtë, e cila siguroi që të mos fillonte asnjë luftë në Evropë. Në këtë kuptim, u detyrohemi shumë miqve tanë amerikanë”, tha ajo./voa/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty