Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë më 16 tetor.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, Steffen Seibert tha se Merkel do të vizitojë Stambollin për bisedime me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
“Turqia është një partner shumë i rëndësishëm, i ngushtë për ne,” tha ai, duke shtuar se të dy udhëheqësit do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë bashkëpunimin BE-Turqi mbi menaxhimin e migrimit dhe mbrojtjen e refugjatëve.
Vizita e kancelares Merkel do të bëhet përpara samitit të liderëve të BE-së në Bruksel më 21-22 tetor.
Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel po përgatitet të largohet nga politika aktive këtë vit, por ajo do të qëndrojë në postin e saj derisa të formohet qeveria e re./AA/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës