Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në 15 korrik, ja çfarë do të diskutojë me Biden

17:49 | 11 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Presidenti Joe Biden do të mirëpresë Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër.

Do të jetë vizita e saj e parë në Uashington gjatë presidencës së Biden, dhe ka të ngjarë të jetë dhe vizita e saj e fundit në SHBA, si kancelare.

CNN shkruan se Merkel nuk po kërkon një mandat të pestë dhe zgjedhjet për ta zëvendësuar atë janë në shtator..

Shtëpia e Bardhë tha që Merkel do të vizitojë në 15 korrik, ku me Biden do të diskutojnë një sërë çështjesh.

“Vizita e Kancelares Merkel do të afirmojë lidhjet e thella dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Udhëheqësit do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë mbi një sërë sfidash të përbashkëta, duke përfshirë përfundimin e pandemisë COVID-19, adresimin e kërcënimit të ndryshimit të klimës dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike.”- tha Shtëpia e Bardhë.

Të ngjashme