Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të presë në vizitë në Berlin kryeministrin britanik, Boris Johnson, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian (BE) ndajnë shqetësimin për një Brexit pa marrëveshje në tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithë tensioneve në rritje midis Britanisë dhe BE-së, Merkel dje tha se pengesa kryesore në lidhje me largimin e Britanisë nga BE-ja, çështja e kufirit irlandez, mund të hiqet nëse gjendet një “zgjidhje praktike”.
Merkel tha se 27 vendet e mbetura të BE-së janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje, por nuk duan rihapjen e bisedimeve të marrëveshjes së Brexit-it të rënë dakord vitin e kaluar.
Merkel, e cila është e gatshme të mirëpresë Johnson-in me nderime ushtarake sonte në mbrëmje, gjithashtu tha se cilado rrugë që Britania të zgjedhë, BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë për çështje ekonomike dhe të sigurisë.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë