Merkel do të kufizojë fuqinë e ministrisë së financave nëse liberalët marrin kontrollin

20:13 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Konservatorët e Angela Merkel duan të kufizojnë fuqitë nga ministria e financave të Gjermanisë, nëse ajo përfundon në duart e liberalëve, shkruan Spiegel.

Sipas gazetës gjermane, liberalët kanë pretenduar në mënyrë të përsëritur marrjen e ministrisë së financave, duke i thënë Merkelit që “është koha që partia e saj të largohet nga kjo ministri pas tetë vjetësh”, transmeton portali arbresh.info

Sipas burimeve të afërta me partinë e Merkelit, partia e Kancelares planifikon të marrë masa për të kufizuar fuqinë e kësaj ministrie, nëse ajo bie në dorë të liberalëve.

Spiegel shkruan se nëse arrihet deri te kjo marrëveshje, Gjermania do të përfaqësohet nga ministri i ekonomisë dhe jo nga ministri i financave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme