Merkel dhe Putin riaktivizojnë “formatin e Normandisë“

00:23 | 2 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Rezultat i rëndësishëm në samitin e G20-s: Kancelarja Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin duan të kërkojnë një zgjidhje për konfliktin aktual mes Rusisë dhe Ukrainës në kuadër të formatit politik të Normandisë.

Për Angela Merkelin, që mbërriti me vonesë në samitin e G20-s në Buenos Aires ishte një nga takimet më të rëndësishme. Në një mëngjes pune me presidentin rus, Vladimir Putin u ra dakord që këshilltarët politikë të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës të takohen për të diskutuar mbi situatën e ashpërsuar në Detin Azov.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “kancelarja gjermane shprehu edhe njëherë shqetësimin për ashpërsimin e situatës në Ngushticën e Kertshit dhe theksoi angazhimin e saj për lirinë e lëvizjes së anijeve në Detin Azov”.

Në shenjë proteste për situatën aktuale në Ukrainë, presidenti Trump refuzoi një takim me Putinin në samitin e G20-s. Megjithatë në kuadër të samitit ka pasur një takim të shkurtër me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur një punonjës i zyrës presidenciale në Kremlin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme