Kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë publikuar një fond të ri me vlerë rreth 500 miliardë euro si pjesë e planit për rimëkëmbjen e vendeve të Bashkimit Evropian nga koronavirusi.
Duke folur gjatë një video konference ditën e sotme, Merkel konfirmon se Komisioni Evropian do të marr para hua për të rritur ekonominë evropiane, e cila është dobësuar nga masat emergjente të marra në luftën kundër pandemisë.
“Për të mbështetur një rikuperim të qëndrueshëm që rikthen dhe rrit ekonominë në BE, Gjermania dhe Franca mbështesin një fond ambicioz, të përkohshëm dhe me synim të rimëkëmbjes,” tha Merkel.
“Fondi prej 500 miliardë euro për rimëkëmbjen do të do të sigurojë shpenzime buxhetore të BE-së për sektorët dhe rajonet më të prekur, “shtoi ajo.
Macron iu bashkua Merkel në video konferencë dhe vuri në dukje se fondi i ri stimulues do të mbështetej nga Banka Qendrore Evropiane në tregun financiar.
“Këto 500 miliardë euro do të duhet të paguhen,” tha Macron, por “jo nga përfituesit”, shtoi ai.
Presidenti francez përmendi gjithashtu nevojën për të “zvogëluar varësinë tonë nga jashtë në sektorët strategjikë” dhe “luftë më të mirë kundër investimeve grabitqare nga fuqitë e tjera”.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...