Për politikën ruse është e qartë se vaksina ruse, Sputnik V do duhet të ndihmojë procesin e vaksinimit në BE. Por deri më tani nuk ka leje për këtë vaksinë në Bashkimin Europian. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel biseduan me presidentin rus të martën (30.03) për një bashkëpunim të mundshëm në lidhje me vaksinën. Në komunikimin me video u fol edhe për Sputnik V, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Përdorimi i vaksinës varet nga vlerësimi i Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA. Kjo do të bëhet “mbi bazën e të njëjtave normave” si për vaksinat e tjera, thuhet. Sipas të dhënave të Kremlinit në lidhjen me video u fol edhe për perspektivën e “furnizimeve të mundshme dhe prodhimit të përbashkët të këtij preparati në vendet e BE”.
EMA aktualisht po verifikon kërkesën për lejimin e vaksinës Sputnik V në BE. Në prill priten në Rusi ekspertë të EMA-s për vlerësimin e prodhimit dhe magazinimit të vaksinës. Koncerni farmaceutik rus, R-Pharm synon të prodhojë vaksinën nga qershori apo korriku në Bavari, në qytetin Illerstissen.
Bisedime edhe për Ukrainën dhe Navalnyn
Putin, Merkel dhe Macron kanë biseduar edhe për konfliktin e Ukrainës, thuhet në Berlin dhe Moskë. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, Merkel dhe Macron bënë thirrje për të çuar përpara negociatat e zbatimit të Marrëveshjes të Minskut. Megjithë armëpushimin në Ukrainën Lindore shpërthejnë herë pas here luftimet mes njësive ushtarake të qeverisë ukrainase dhe separatistëve prorusë.
Kurse në lidhje me burgosjen e opozitarit rus, Aleksej Navalny qeveria gjermane bëri të ditur, se Merkel dhe Macron theksuan domosdoshmërinë e “respektimit të të të drejtave bazë dhe të njeriut të ankoruara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”/dw/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...