Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë për shtyp në Bruksel konsoliduan bashkëpunimin mes vendeve për një europë të re. Dy liderët theksuan se nuk është më një tabu ndryshimi i traktatve të Bashkimit Europian.
Aksi franko-gjerman në Bashkimin Europian duket më I bashkuar se kurrë. Këtë e tregoi dhe konferenca e përbashkët për shtyp e zhvilluar në Bruksel nga Presidenti I Francës, Emanuel Makro dhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel. Dy liderët nënvizuan se ndëryshimi I marrëveshjeve nuk duhet të jetë pengesë për të kryer reforma të rëndësishme.
Edhe në konferencë, Makro shpalosi disa nga idetë e tij për të reformuar Unionin. Por analistët mendojnë se këto ndryshime nuk do të shkojnë shumë larg, pasi rishikimi I marrëveshjeve duhet të ratifikohet nga të gjithë vendet anëtare të BE.
Presidenti francez dhe kancelarja gjermane folën edhe për çështjen e emigracionit. Ata theksuan se nuk është bërë aq sa duhet për të ndihmuar Greqinë dhe Italinë për të përballuar valën e refugjatëve.
Merkel dhe Makro po marrin gjithnjë e më shumë vemendje në Bashkimin Europian. Madje më shumë gazetarë morën pjesë në konferencën e tyre se sa në atë të liderëvet të Unionit, Zhan Klod Junker dhe Donald Tusk. Të gjithë analistët njëzëri pohojnë se është rikthyer fuqishëm dyshja franko-gjermane. Disa shprehen se kjo frymë pozitive bashkëpunimi ia kalon edhe periudhës së presidentit të Francës Nikola Sarkozi. Në atë kohë ai shfaqej shumë I buzëqeshur pothuajse në çdo conference përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...