Përballë madhësisë së Afrikës, kancelarja gjermane Angela Merkel propozoi një ndarje detyrash brenda BE. Ajo ishtë në të njëjtin mendim me homologun e saj austriak Kurz që kufijtë e jashtëm të BE të mbrohen më mirë.
Ka rëndësi që në problemin e migrimit të vendoset një pikërëndesë te Afrika dhe të parashikohet këtu një ndarje pune, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin, para një bisede me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz. Ai njoftoi se si kryetar i Këshillit të BE do të organizojë në dhjetor një takim të nivelit të lartë BE-Afrikë. Në qendër të tij do të jetë jo vetëm migrimi, por edhe bashkëpunimi ekonomik. Qeveria Federale gjermane planfikon të mbajë në fund të tetorit në Berlin një takim të nivelit të lartë për Afrikën.
Kurzi, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj politikës së Merkelit për refugjatët, këtë të diel demonstroi harmoni. Së bashku synohet të çohet përpara sigurimi i kufijve të jashtëm të BE, tha ai. Ai e mbështet propozimin e Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për ta zgjeruar agjencinë e mbrojtjes së kufirit Frontex që në vitin 2020 si në personel, ashtu edhe në kompetenca. Kurz do të jetë që të mërkurën në Salzburg mikpritës i një takimi joformal të nivelit të lartë të BE për këtë temë. Planifikohet që Frontex të mbështesë më tej shtetet anëtare të BE edhe për dëbime më të shpejta.
Frontex duhet të punojë në një mënyrë të tillë që varkat me refugjatët dhe me migrantët të mos nisen fare, tha Kurz. Merkel përsëriti deklaratën e saj të së mërkurës se dëshiron më shumë kompetenca për Frontex. Ajo shtoi edhe se shtetet e BE duhet të heqin dorë për këtë nga kompetenca nacionale. Kjo u kundërshtua me vendosmëri nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Krahas migrimit, në Berlin midis dy kancelarëve besohet se temë ka qenë edhe Brexit. Për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Kruz tha se një “Brexit i ashpër” duhet të pengohet me çdo kusht. Merkeli tha se BE duhet të flasë në Strasburg edhe për një plan veprimesh deri në zgjedhjet evropiane në maj 2019.
Pas vizitës te Merkel, Kurz do të takohte gjatë ditës së sotme në Paris me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.v
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...