Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney është një nga pretendentët e çmimit Nobel për paqen, për 2017, një reflektim ky për punën e saj me minoritetin e persekutuar Jazid, në Lindjen e mesme.
Clooney ka përfaqësuar një grua jazide, që ishte përdhunuar dhe torturuar nga Shteti Islamik, që është po ashtu pretendente për Nobelin, në Kombet e Bashkuara, në mars të këtij viti, duke kritikuar organizmin ndërkombëtar për mos veprim.
Ajo po ashtu ka kërkuar që krimet e Shtetit Islamik të hetohen dhe përndiqen. Amal Clooney, e diplomuar në Oksford, ka mbrojtur një numër rastesh të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë karrierës së saj.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, që sapo fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet në Gjermani, është përmendur si fituese e mundshme e çmimit Nobel për paqen, për politikat e saj për refugjatët.
Ajo është lëvduar shumë për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, në kohën kur Evropa përballej me një fluks prej qindra e mijëra refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve largoheshin nga konfliktet në Lindjen e mesme. Në 2015, ajo u tha gjermanëve se duhet të krenoheshin me mikpritjen e ofruar për qindra e mijëra azilkërkues, shumica prej tyre të larguar nga luftrat dhe përndjekja.
Të tjerë fitues të mundshëm, përmenden presidenti i Sri Lankës, Unioni Amerikan për Liritë Civile, ekipi i negociatorëve pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, Papa Francesku, Eduard Snouden etj.
Çmimi Nobel për paqen do të shpallet në Oslo të premten, më 6 tetor. Me vlerë 9 milionë krona suedeze, ose 1.12 milionë dollarë, ai do të dorëzohet në 10 dhjetor 2017.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?