Merkel dënon sulmin e Vjenës

08:35 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj për sulmet që ndodhën mbrëmë në të gjithë qendrën e Vjenës dhe tha se Gjermania qëndroi në solidaritet me Austrinë fqinje në luftën kundër siç tha ajo “terrorizmit islamik”.

“Në këto orë të tmerrshme kur Vjena është bërë shënjestër e dhunës terroriste, mendimet e mia janë me njerëzit atje dhe forcat e sigurisë që përballen me rrezikun,” tha Merkel në një deklaratë të botuar nga zëdhënësi i saj në Twitter të martën.

“Ne gjermanët qëndrojmë në solidaritet me miqtë tanë austriakë. Lufta kundër terrorizmit islamik është lufta jonë e përbashkët ”,thuhet në deklaratë, raporton Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme