Merkel: Britania e Madhe ka një rrugë të gjatë dhe koha po skadon

18:40 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka dhënë një paralajmërim për negocimet e Brexit, transmeton arbresh.info.

Ajo ka qenë duke folur përkrah presidentit Macron në samitin evropian në Bruksel.

Merkel ka thënë që do të ketë bisedime intensive dhe se koha po shkon shumë shpejt.

“duhet të bëjmë bisedime të shumta duke parë që Britania e Madhe mund të jetë ose pjesë e tregut të bashkuar ose e pavarur në tregun. Bisedimet do të jenë vendimtare dhe nga ana jonë, ne nuk do të përçahemi” ka thënë Merkel./Abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme