Google ADS

Merkel: Britania duhet të paguajë për Brexit

20:07 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se do t’i duhet të paguajë  të gjitha obligimet për daljen e saj nga BE-ja, duke mohuar se detyrimi është ‘gjobë’.

“Kjo ka të bëjë me detyrimet që ka Britania e Madhe kur ka hyrë në BE “, ka thënë Merkel, shkruan Bloomberg, transmeton portali arbresh.info

“Detyrimi nuk ka të bëjë me koston e divorcit, sepse kjo po e bën të tingëllojë si gjobë. Ne jemi ende në fillim të negociatave”, shtoi ajo.

Detyrimi financiar i Britanisë së Madhe për largimin nga BE-ja është një nga temat më të nxehta gjatë bisedimeve për Brexit.

BE-ja ka përshkruar një listë të plotë të organeve dhe fondeve që beson se duhet të mbulohen nga zgjidhja financiare. Vlerësimi arrin deri në 100 miliardë euro.

Brukseli ka kërkuar nga Britania që të dalë përpara me një propozim për llogaritjen e fatures ose rrezikon prishjen e negociatave gjatë së ardhshme.

Boris Johnson, sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, ka deklaruar se ‘ne duhet të paguajmë asnjë qindarkë’ dhe ka shtuar se nuk e merr parasysh vlerën e deklaruar nga Brukseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme