Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, kanë diksutuar rreth pretendimit të Koresë së Veriut se ka testuar një bombë me hidrogjen që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.
Merkel dhe Moon ranë dakord se bashkësia ndërkombëtare duhet të ‘vendosë sa më shpejt sanskione më të rrepta ndaj vendit komunist’, ka theksuar zëdhënsi i qeverisë gjermane, Steffen Siebert, transmeton portali arbresh.info
“Ajo që është e rëndësishme është të kemi një koordinim të ngushtë ndërmjet parnetëve”, thuhet në deklaratë. “Qëllimi i përbashkët është që të shmanget eskalimi ushtarak dhe të behët një zgjidhje paqësore”.
Koreja Jugore beson regjimi i Kim Jong-un është duke u përgatitur për testimin e më shumë raketave balistike./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...