Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian po këmbëngul në marrëveshjen ekzistuese për daljen e Britanisë nga blloku.
Merkel, e cila të martën takoi kryeministren Theresa May, tha se gjërat po ndryshojnë në Londër, transmeton AP. Ajo nuk dha shumë detaje por shtoi se Bashkimi Evropian “nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe”.
Merkel shprehu angazhimin e Gjermanisë për të siguruar një dalje të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndërmorri një tur bisedash me udhëheqësit evropian, në përpjekje për të bindur ata që të ndryshojnë marrëveshjen e Brexitit, pasi e njëjta nuk e ka mbështetjen e Parlamentit britanik.
Nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, pasojat parashikohet të jenë në tregjet financiare dhe tregti./rel
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...