Jean-Claude Juncker ka shkaktuar të qeshura të mëdha në një konferencë shtypi, përderisa është zënë ngushtë nga një zilja e një telefonate private.
“Duhet të jetë gruaja imë”, ka thënë ai. “Më vjen keq”, ka shtuar ai duke e nxerrë telefonin e tij privat nga xhepi, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin sllovak Robert Fico dhe nënkryetarin e KE-së, Maros Sefçoviç, transmeton portali arbresh.info
“Jo, qenka znj.Merkel”, ka shtuar Juncker, duke shkaktuar të qëshura të mëdha te të pranishmit.
Situata në të cilën u ndodh Presidenti i KE-së, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Disa kanë kritikuar veprimin e tij, për tentimin e përgjigjjes së telefonatave private gjatë një takimi zyrtar, ndërsa disa të tjerë e kanë marrë me humor të gjithë situatën./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...