Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe presidenciale të 24 qershorit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar se partia e tij në fuqi AKP mund të humbasë shumicën parlamentare.
Një vështrim hap pas hapi i asaj që ndodh me imigrantët pa dokumente që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Hapi 1: Hyrja
Ka dy mënyra për të hyrë në Shtetet e Bashkuara:
Tek një port hyrjeje:
Imigrantët prezantohen para një zyrtari të imigracionit dhe kërkojnë strehim, duke deklaruar se “kanë frikë nga persekutimi” në vendet e tyre të origjinës. Ata i nënshtrohen dy intervistave nga dy zyrtarë të ndryshëm, të cilët duhet të konfirmojnë se frika e tyre ka bazë.
Politika e deritanishme ka qenë që imigrantëve u vihen monitorë tek kyçi i këmbës, si dhe u jepet një njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit. Pastaj ata lihen të lirë të jetojnë në mesin e popullsisë, një politikë që quhet “kap dhe liro”. Kjo mendohet se ndodh për personat që paraqiten tek porti i hyrjes. Por ka patur lajme të ndryshme, sipas të cilave, njerëzit kthehen mbrapsht nga portet e hyrjes, për shkak të numrit të madh të aplikantëve. Po ashtu ka patur njoftime se njerëzit që paraqiten tek portet e hyrjes janë ndaluar dhe janë ndarë nga fëmijët e tyre.
Tek një pikëkalim i paligjshëm:
Nëse kapen, imigrantët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes porteve të hyrjes, arrestohen; ndaj tyre ngrihen akuza kriminale dhe dërgohen tek një qendër procesimi.
Atje fëmijët ndahen nga prindërit, ngaqë ligji amerikan nuk lejon që një fëmijë të mbahet së bashku me prindin në një burg federal. Prindërit vendosen në një qendër ndalimi dhe fëmijët çohen në një strehë, ku ata përballen me trajtimin e rastit të tyre të imigracionit.
Imigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme, ka raste që kërkojnë edhe azil.
Hapi 2 : Procesi për të rriturit:
Nëse azilkërkuesit i kapërcejnë intervistat e para, ata tranferohen tek qendra e Imigracionit dhe Doganave, në pritje të seancës së tyre gjyqësore, që mund të marrë muaj të tërë. Në se imigranti fiton azilin, atij i jepet statusi i refugjatit nga një gjykatës federal. Në se azilkërkuesi nuk është në gjendje të japë prova për “frikë të besueshme”, ai deportohet në vendin e tij dhe i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për 5 vjet.
Personat e arrestuar në kufirin mes porteve të hyrjes, akuzohen për hyrje të paligjshme dhe ndiqen penalisht në një gjykatë kriminale. Dënimi maksimal për një individ që hyn në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, është 6 muaj, në se e ka për herë të parë dhe dy vjet për çdo shkelje të përsëritur.
Për fëmijët:
Fëmijët e ndarë nga familjet e tyre mbahen përkohësisht në qendra për jo më tepër se tre ditë.
Paskësaj, ata i dorëzohen Zyrës për Sistemimin e Refugjatëve(ORR), që është një agjenci brenda Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale. ORR i dorëzon fëmijët tek njëra prej 110 qendrave të strehimit, që operohen nga grupe jofitimiprurëse. Agjencia ORR kërkon që fëmijët të mbahen atje “mesatarisht për më pak se 57 ditë”. Por mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve thonë se disa prej tyre kanë qëndruar atje për muaj të tërë.
Në fund, ORR i vendosin fëmijët së bashku me anëtarë të familjes, prindër të adoptuar, ose sponsorizues të tjerë. Nuk ka kufizim se sa kohë do të marrë për ta sistemuar një fëmijë në një shtëpi.
Hapi 3: Ribashkimi dhe kthimi:
Pas lirimit nga qendrat e ndalimit, prindërit mund të përpiqen të mësojnë vendndodhjen e fëmijëve të tyre, përmes një linje telefonike të Qendrës së Imigracionit dhe Doganave, ose duke telefonuar agjencinë ORR. Por disa media njoftojnë se nuk ka një proces zyrtar, apo kanal të qartë për të mësuar vendndodhjen e prindërve dhe fëmijëve dhe se disa prindër janë deportuar kundër dëshirës së tyre, pa fëmijët.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...