Një vajzë 10 vjeçare, nga Plymouth i Britanisë, që nuk shfaqte të gjitha simptomat, është diagnostikuar nga koronavirusi i ri, konfirmoi shkolla ku vogëlushja merrte mësim. Fëmija fillimisht filloi të ankohej nga temperatura e lartë, që shpesh i shkonte edhe 41 gradë Celsius, shkruajnë mediat e huaja. Prindërit dhe stafi i shkollës, besonte se vogëlushja ishte e sëmurë me bajame, pasi ajo kishte vetëm temperaturë dhe nuk shfaqte simptomat e tjera të virusit korona, siç janë ethet dhe kolla e thatë.
Por, pasi e mitura shkoi për t’u vizituar tek mjeku, mësoi se ishte e infektuar me virusin famëkeq. Bordi drejtues i shkollës, i shqetësuar nga ky rast, i ka dërguar mesazh prindërve të tjerë që të ruajnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. Në këto ditë të vështira që po kalon bota si pasojë e koronavirusit. Rasti i vogëlushes shërbeu si kambanë alarmi dhe për shkollat e tjera të zonës, të cilat po ashtu i dërguan prindërve mesazh që të kujdeseshin për të vegjlit e tyre.
“Shpresojmë se ky është fillimi i shërimit të saj. Antibiotikët nuk ndihmuan me këtë virus dhe prindërit kanë qenë në gjendje t’i japin vogëlushes vetëm paracetamol”, janë shprehur drejtuesit e shkollës.
Aktualisht e mitura ndodhet në spital dhe gjendja e saj është e qëndrueshme, shkruajnë mediat e huaja./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...