Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, realizoi takim me homologun e tij, Mevlut Çaushogllu, njoftojnë nga MPJ.
Gjatë takimit, theksojnë nga MPJ, u hapën temat për bashkëpunimin bilateral, aleanca në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin rajonal dhe multilateral, si dhe sfidat aktuale ndërkombëtare të sigurisë.
“Vitin e kaluar shkëmbimi arriti rreth 800 milionë dollarë, ndërsa të dhënat nga tremujori i parë i këtij viti tregojnë se jemi në rrugë të mirë për ta tejkaluar atë barrierë simbolike prej 1 miliard dollarësh. Jemi duke punuar që dinamika të rritet edhe më tej, gjë për të cilën vitin e kaluar Ambasada jonë në Ankara u forcua me këshilltar ekonomik”, theksoi Osmani duke theksuar rëndësinë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ofron investitorëve të huaj të cilët vijnë nga Turqia.
“Si Qeveri në mënyrë aktive punojmë në trendin dhe dinamikën e rritjes së fluksit të investimeve të huaja nga Turqia, për çka jam i bindur se ekziston interes nga të dyja palët”-theksoi Osmani.
Ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin multilateral ndërmjet dy vendeve në OSBE, në kuadër të presidencës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, si dhe për aleancën e NATO-s, me theks të veçantë lidhur me pasojat e invazionit rus ndaj Ukrainës. Duke theksuar domosdoshmërinë për unitet në kuadër të NATO-s, Osmani përshëndeti përpjekjet e Turqisë që të ndërmjetësojë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe përfundimin e menjëhershëm të katastrofës humanitare.
Osmani dhe Çaushogllu nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e protokollit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...