Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha këtë të shtunë se Italia do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe se ngërçi aktual në luftë tregoi se përgjigja perëndimore ndaj pushtimit rus ndaj fqinjit të saj ishte e duhura.
“Unë besoj se Kina dhe India kanë një rol për të luajtur në zgjidhjen e konfliktit. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është të besojmë se konflikti mund të zgjidhet nëse largohemi nga Ukraina”, tha Meloni pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e një konference.
Më tej ajo theksoi se “Zgjedhja për të mbështetur Ukrainën ishte kryesisht një zgjedhje e interesit kombëtar dhe është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë”./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...