Google ADS

Melanie Trump nuk dëshiron që të jetë sërish Zonja e Parë

00:50 | 6 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Melanie Trump si duket është “ngopur” me të qenit Zonja e Parë.

Sipas një raporti të publikuar nga mediat amerikane, ajo dëshiron të shmangë të qenit edhe njëherë Zonja e Parë e SHBA-ve, transmeton portal arbresh.info

“Melanie nuk dëshiron që të jetë sërish Zonja e Parë. Për të ai kapitull është mbyllur”, ka thënë një burim i afër me gruan e Donald Trump për CNN.

Sipas CNN, Melania ka ‘zero dëshirë’ për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë ose për të vazhduar ndonjë jetë publike politike.

Në rast të një fitore të dytë presidenciale nga Donald Trump, besohet se rolin e Melani në paraqitje publike do ta bënin njëra nga vajzat e tij.

Ende nuk dihet në fushatën zgjedhore do të marrin pjesë vajza e Donald Trump, Ivanka dhe burri i saj jared Kushner.

Sipas CNN, Melanie nuk e shikon politikën si pjesë të jetës së saj.

Ish zonja e parë është parë vetëm një herë këtë verë, ndërsa u largua nga Trump Toëer në Manhattan në fillim të korrikut me djalin Barron Trump, 15 vjeç.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Melania aq shpesh refuzoi të paraqitej nëpër tubime.

Jeta e Melanie Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë ka qenë shumë private dhe larg syrit të mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme