Zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump dhe i biri i saj 11-vjeçar Barron së shpejti pritet të zhvendosen në Uashington.
Melanie dhe Barron gjatë verës do të lëshojnë Trump Tower në Nju Jork, ku aktualisht jetojnë, ndërsa pjesë e planit të mëhershëm ishte që të vijnë në Shtëpinë e Bardhë pasi që fëmija të përfundojë shkollimin.
Një burim ka thënë për revistën “People”, se Melanie do të shkojë në Uashington kur të mundet. “Melanie është nënë e shkëlqyeshme dhe ky është roli i saj më i rëndësishëm”, ka thënë burimi duke aluduar se për atë janë të rëndësishme Barron dhe arsimimi i tij.
Megjithatë, kritikët vlerësojnë se Melanie nuk është e aftë që të përballet me rolin e Zonjës së parë të shtetit. Po ashtu, një numër i madh amerikanësh kanë problem që të ndajnë të hollat për banim. Mbrojtja ditore për Melanie dhe Barron kushton ndërmjet 127.000 dhe 146.000 dollarë.
Më shumë se 540.000 njerëz kohë më parë nënshkruan peticionin përmes të cilit kërkuan që Melanie të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë, ose që të sigurojë vetë shpenzimet e sigurimit./Arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve