Google ADS

Melanie nuk do të vizitojë Trumpin në spital

11:57 | 5 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melanie Trump, e cila është infektuar me Covid-19, nuk do të vizitojë Presidentin amerikan, Donald Trump, në spital, për arsye të kujdesit ndaj personelit shëndetësor.

Sipas NBC Neës, gruaja e Donald Trump është duke u trajtuar në Shtëpinë e Bardhë, përderisa Donald Trump është dërguar në spitalin ushtarak për t’u mjekuar, transmeton portal arbresh.info

“Ajo është infektuar me Covid-19. Diçka e tillë do t’i ekspozonte agjentët që e drejtojnë atë dhe personelin mjekësor që shkon me të në rrezikun që edhe ata të sëmuren,” tha një nga zyrtarët.

Mjekët kanë theksuar se gjendja e President Trump është stabile, megjithatë ai është duke u mjekuar, ndërkaq për Melanie Trump nuk është se janë dhënë shumë informacione mbi gjendjen e saj shëndetësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme