Zonjës së parë amerikane i është bërë e pamundshme që të largohet nga hoteli ku po qëndron në Hamburg dhe të ndjekë ngjarjet bashkë me gratë e liderëve të tjerë në samitin e G20 për shkak të protestës që po zhvillohet jashtë.
“Policia e Hamburgut nuk ka arritur të pastroj terrenin në mënyrë që zonja e parë të largohet nga hoteli”, ka thënë zëdhënësja e zonjës së parë, Stephanie Grisham, transmeton arbresh.info.
Bashkëshortët e udhëheqësve të G20 kanë planifikuar të vizitojnë një qendër për ndryshimin e klimës në Hamburg dhe të bëjnë një shëtitje rreth lumit ndërsa liderët botërorë ndjekin samitin.
Donald dhe Melania Trump udhëtuan në Hamburg të enjten përpara samitit të G20, i cili nisi të premten në mëngjes.
Trump tashmë është takuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit e tjerë të botës në këtë samit.
Ndërkohë, samiti po kundërshtohet përmes protestave nga disa aktivistë në Gjermani./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...