Google ADS

Meksikë, zbehen shpresat për fëmijë të mbijetuar nën rrënojat e një shkolle

22:06 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ekipet e shpëtimit në Meksikë janë duke u përpjekur që të arrijnë të gjejnë të mbijetuar nga gërmadhat e një shkolle në Mexico City.

Besohet se një 12-vjeçare është e gjallë, pasi është strehuar nën tavolinë, por shpëtuesit thonë se ende nuk kanë arritur ta gjejnë, transmeton portali arbresh.info

Të paktën 21 fëmijë dhe pesë të rritur kanë humbur jetën pasi shkolla u shemb nga goditja e tërmetit.

Të paktën 230 njerëz kanë humbur jetën pasi Meksika u godit nga tërmeti 7.1 shkallë për herë të dytë gjatë këtij muaji.

Presidenti Enrique Pena Nieto ka shpallur 3 ditë zie për nder të viktimave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme