Më shumë se 300 mijë njerëz janë vranë në spiralen e dhunës që u shkaktua nga lufta e hapur në vitin 2006 në Meksikë kundër karteleve dhe e cila ende nuk është fituar, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në procesin ku u zhvendosën më shumë se 340 mijë meksikanë rezultojnë të zhdukur edhe rreth 40 mijë njerëz të tjerë.
E gjithë vëmendja është kthyer tek Meksika, shteti i së cilës pasi nuk mundi të rezistojë përballë karteleve që e shndërruan qytetin në fushë beteje, liroi brenda disa orësh pas arrestimit më 17 tetor të Ovidio-s një nga djemtë e baronit të drogës Joaquin Guzman i cili njihet me nofkën El Chapo.
Meksika në të cilën ndodhen 9 kartele të mëdha që kanë lidhje me mbi 80 nëngrupe dhe banda, po paguan një kosto të rëndë në kaosin e formuar nga këto kartele të cilat janë të përqendruar tek droga, karburantet, mineralet, avokadot, alkooli, agrumet dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
– Më shumë se 300 mijë humbje të jetëve
Deri më tani më shumë se 300 mijë njerëz kanë humbur jetën në valën e dhunës e cila është bërë e pakapërcyeshme me luftën agresive që u fillua kundër karteleve në vend në vitin 2016 nga presidenti Felipe Calderon dhe e cila u pasua nga pasardhësi i tij Enrique Pena Nieto.
Dihet që një pjesë e madhe e këtyre humbjeve të jetëve janë të lidhura me dhunën e karteleve pavarësisht se nuk theksohet se sa prej tyre kanë ndodhur në konfliktet mes karteleve dhe sa në luftën e ndërmarrë nga shteti.
Në këtë valë të dhunës për të cilën mbrohet ideja që edhe forcat e sigurisë kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut, sipas të dhënave të shtypit meksikan të cilat i bazon mbi raportet e organizatave joqeveritare, thuhet se janë zhvendosur mbi 340 mijë njerëz dhe rreth 40 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
– Shumica e vrasjeve janë kryer në vitin 2018
Që nga viti 2006 e deri më tani janë kryer 288 mijë vrasje, ndërsa viti kur janë kryer më shumë vrasje është viti 2018 në të cilin mori detyrën e tij presidenti aktual Andres Manuel Lopez Obrador, i cili njoftoi se nuk do të ndjekë mënyrat e luftës së paraardhësve të tij që rritën dhunën e karteleve.
Në Meksikën e cila ka një popullsi prej 120 milionë banorësh vitin e kaluar janë kryer 35.964 vrasje, një pjesë e madhe e të cilave kanë lidhje me kartelet e drogës. Në vitin 2017 në vend u vranë 32.079 persona ndërsa këtë vit deri më tani numri i të vrarëve ka arritur në 26 mijë.
Në Meksikë ku shkalla e vrasjeve që vitin e kaluar ishte 29 në 100 mijë persona, shënoi një rritje të madhe në rajonet ku kartelet luftonin për dominim, duke arritur në 83 për 100 mijë në rajonin Colima dhe 81 për 100 mijë në rajonin Baja California.
– Kartelet
Meksika ka një bregdet prej më shumë se 9.300 kilometra me Oqeanin Paqësor, Detin e Karaibeve dhe Gjirin e Meksikës, si dhe një kufi prej 3.140 kilometra me SHBA-të. Në Meksikë ndodhen 9 kartele të mëdha dhe 80 nëngrupe që kanë lidhje me këto kartele të cilët konfliktohen me njëri tjetrin dhe me forcat e sigurisë, si dhe herë herë bëjnë aleanca të reja mes tyre.
Kartelet ngrenë kurthe ndaj forcave të sigurisë, kryejnë ekzekutime me mënyra të ndryshme ndaj personave kundërshtarë dhe ndaj atyre që i shohin si pengesë. Krahas drogave si kokaina, heroina e metamfetamina kartelet kryejnë edhe trafikimin e armëve, karburanteve, mineraleve, avokadove, alkoolit, agrumeve dhe trafikimi i qenieve njerëzore..
– Karteli CJNG
Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG) në kohët e fundit njihet si një nga kartelet më të mëdha në vend. Ai u shfaq në vitin 2011 pasi u nda nga Sinaloa, një nga kartelet më të vjetra dhe më të njohura në Meksikë. Karteli CJNG deri më sot krahas konflikteve në 74 qytete ka një prani në 27 prej 32 rajoneve në vend.
Ky kartel drejtohet nga ish-polici Nemesio Oseguera Cervantes, i cili ashtu sikurse në rastin Ovidio Guzman u arrestua në qytetin Zapopan në vitin 2012 dhe më pas shteti u detyrua ta lirojë pasi njerëzit e tij e kthyen qytetin në një fushë beteje.
Në videot propaganduese që ngarkojnë në internet, CJNG i ngjan një ushtrie të rregullt me veshje ushtarake, jelekë antiplumb, kasketa dhe armë të sofistikuara dhe po ashtu bën demonstrime me autokolona të armatosura në rajonet ku dominon. CJNG vazhdon të ketë prani dhe të rritë fuqinë e saj në rajonet si Jalisco, Baja California, Michoacan, Guerrero, Guanajuato, Oaxaca, Veracruz.
– Karteli Sinaloa
Karteli Sinaloa ka humbur fuqinë pas arrestimit të El Chapo-s. Aktualisht drejtohet nga Ismael Zambada Garcia me nofkën El Mayo, si dhe djemtë e El Chapo-s, Ivan Archivaldo dhe Jesus Alfredo. Sinaloa vazhdon të përleshet dhe të kryejë krime në 17 rajone të vendit.
Krahas vendeve të Amerikës Jugore dhe qendrore si dhe në Afrikë, karteli Sinaloa ende është aktiv në rajonet Sinaloa, Durango, Sonora Baja California dhe Chihuahua në vend.
– Kartelet e tjera
Përveç këtyre dy gupeve më të mëdha të paligjshme në Meksikë ndodhen edhe 7 kartele të tjera dominues, vendet e të cilëve radhiten si më poshtë:
“Në rajonin Chihuahua ‘Cartel de Juarez’, në rajonet Tamaulipas dhe Quintana Roo ‘Cartel del Golfo’, në rajonet Guerrero, Morelos, Nayarit dhe Sinaloa ‘Los Beltran Leyva’, në rajonin Baja California ‘Tijuana’, ‘Los Arellano Felix’ dhe ‘Tijuana Nueva Generacion’ aleati i CJNG, ndërsa në rajonin Michoacana ‘Familia Michoacana’.”
Ndërsa karteli Los Zetas i formuar nga anëtarët e ish-forcave speciale të larguar nga ushtria e Meksikës dhe ‘Kalorësit Templar‘ (Knights Templar të cilët i shpallën themeluesit e tyre si të shenjtë duke treguar tendencë tarikati, tashmë vlerësohet se janë drejt humbjes me larjen e hesapeve brenda tyre, nga kundërshtarët dhe operacionet e kryera nga forcat e sigurisë).
Karteli “Kalorësit Templar” në Meksikë njihet me ritualet çnjerëzore duke arritur deri në kanibalizëm, ndërkohë që Los Zetas njihej me ekzekutimet e tmerrshme.
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...