Të paktën tetë persona kanë vdekur nga Uragani Grace që e ka përfshirë Meksikën lindore, i cili ka sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ku ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje.
Numrin më të madh të vdekjeve dhe shteti që ka pasur më së shumti dëmtime është Veracruz, ku stuhia ka nxjerrë nga toka edhe pemët, të shtunën.
Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u bënë si lumenj të mbushur me baltë. Uragani më vonë filloi të dobësohej dhe u shndërrua në një stuhi tropikale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo stuhi ka bërë që erërat të vijnë me shpejtësi deri në 200 km\h. Autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se 6 nga të vdekurit ishin anëtarë të një familjeje.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...