Meksikë, rritet në mbi 305 mijë numri i viktimave nga COVID-19

16:23 | 29 Janar 2022
A Z

Është rritur në mbi 305 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje në mesin e vendeve të Amerikës Latine, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 437 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 305.240 ndërsa me 45.115 raste të reja numri i rasteve është rritur në 4.873.561.

Me 437 vdekjet në vend është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve ditore që nga 18 gushti 2021.

Ndërkohë në vendin ku vazhdon të rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve, bëhet e ditur se numri i të shëruarve ka arritur në 3.940.328.

Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në Meksikë 83.510.659 persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 76.941.127 dozën e dytë të vaksinës.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 283.281 dhe se shumica e tyre janë persona të moshës nga 30 deri në 49 vjeç.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, është “vendi i 14-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”.

Të ngjashme