Google ADS

Meksikë: Përmbytjet lënë të vdekur 16 pacientë në një spital

00:23 | 8 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Numri i njerëzve që humbën jetën pas përmbytjeve në Meksikën qendrore është rritur në 16, thanë sot zyrtarët.

Pas shirave të stuhishëm , lumi Tula ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa rrugë, transmeton portal arbresh.info

Lumi ndodhet 100 km në veri të kryeqytetit, raporton AP.

Si pasojë e reshjeve të mëdha, 16 pacientë në një spital kanë mbetur të vdekur. Vdekja e tyre erdhi si pasojë e ndërprerjes së energjisë dhe ndërprerjes së furnizimit me oksigjen në spitalin ku po trajtoheshin ata.

Guvernatori lokal, Omar Fayed, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth vdekjes së tyre.

Sipas mediave lokale, besohet se në mesin e të viktimave kishte edhe pacientë që po trajtoheshin nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme