Google ADS

Meksikë, kapen 5 ton marihuanë pranë kufirit me SHBA-të

21:51 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Policia e shtetit në Meksikë ka konfiskuar më shumë se pesë ton marihuanë pranë kufirit me SHBA-të .

Grupi i Koordinimit të Sigurisë Shtetërore tha se paketat e drogës u gjetën në bodrumin me ajër të kondicionuar të një shtëpie në komunën Kamargo, raportoi AP, transmeton portali arbresh.info

Autoritetet kanë kapur 1.181 paketa të mbushura të cilat kryesisht transportoheshin mbi lumin Rio Grande me anije dhe barkë.

Ky është një nga konfiskimet më të mëdha në Meksikë, e cila për një kohë të gjatë ka qenë qendra e luftimeve të dhunshme mes karteleve të drogës.

Para këtij veprimi, autoritetet konfiskuan më shumë se 11 ton marihuanë gjatë gjithë vitit 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme