Google ADS

Meksikë: Gjenden në një kamion rreth 300 emigrantë

21:35 | 3 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet meksikane kanë deklaruar se kanë shpëtuar rreth 300 emigrantë të Amerikës Qendrore që ishin duke u transportuar në kushte të rrezikshme.

Një deklaratë nga Instituti Kombëtar i Imigracionit thotë se dy kamionë u ndaluan në një pikë kontrolli të shtunën e hershme në shtetin kufitar verior të Tamaulipas, përtej Teksasit, transmeton portali arbresh.info

Skanerët zbuluan njerëz brenda dhe 198 emigrantë nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador të cilët janë gjetur duke qëndruar aty pa ventilim të duhur dhe as pa hapësirë për të lëvizur.

Autoritetet kanë theksuar se dhjetëra fëmijë ishin në mesin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme